Në një intervistë të dhënë për “DAZN” mbrojtësi kuqezi Fikayo Tomori ka deklaruar: “Të kthehem te Chelsea? Tani jam shumë mirë te Milani, e dua këtë skuadër. Sigurisht që Chelsea ka qënë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime për 15 vite.
Aty arrita të relizoj ëndrrat e mia, duke luajtur në të gjitha kompeticionet, por tani jam shumë i lumtur te Milani dhe shumë i kënaqur me atë që po bëjmë. Më në fund luajmë në Ligën e Kampioneve dhe ndoshta mund ta fitojmë këtë turne, ashtu siç bëri Chelsea”.
Mbrojtësi i kuqezinjve ka folur edhe për transferimin e Abraham tek Roma: “Jam shumë i lumtur për të. Flasim çdo ditë në telefon. Kemi fillluar të luajmë te Chelsea kur ishim 7 vjeç dhe më pas arritëm të luanim në skuadrën e parë. Më kujtohet kur shënova golin tim të parë dhe ai shënoi një tregolësh, ishte dita më e bukur e jetës sonë”-ka përfunduar Fikayo Tomori.