Tomori shpreson të jetë gati për Atleticon, Rebic mungon edhe në Champions

Pas humbjes së parë sezonale në kampionat, në kampin e Milanit nuk ka kohë për të shëruar plagët. Ajo pak shpresë për të qëndruar akoma në Europë, në Champions apo në Europa League, varet nga ndeshja në shtëpinë e Atletico Madridit, ku skuadra e Piolit do të shkojë sërish me infermierinë e mbushur plot.

Është e sigurtë mungesa e Rebicit në këtë takim, ndërsa do të vlerësohet deri në momentin e fundit gjendja e Tomorit.

Mbrojtësi anglez, që mungoi në Firenze, do të vlerësohet nga mjekët kuqezi nëse do të mund të rikuperojë në kohë për këtë takim, gjithsesi do të jetë Pioli ai që do të vendosë nëse do të rrezikojë apo jo.

Në Spanjë do të mungojë edhe Davide Calabria, që është ndalur për shkak të një tërheqjeje në pulpë. /Oversport.tv