Sandro Tonali: Milani është për titull, dua të qëndroj gjatë këtu

Të dielën e 7 nëntorit, në orën 20:45 sytë e gjithë Italisë, por edhe shumë sportdashësve shqiptarë do të jenë në stadiumin “San Siro” për të parë derbin Milan-Inter, një superndeshje që në Shqipëri dhe Kosovë do të transmetohet Live dhe Ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Milani (bashkë me Napolin) qëndron në krye të renditjes së Serie A, ndërsa Interi është 7 pikë larg rivalëve kuqezi. Një nga protagonistët e kësaj ndeshjeje të madhe pritet të jetë Sandro Tonali, që është kthyer në një pikë referimi në Milanin e këtij sezoni, ndonëse ka qënë objektiv edhe i Interit në merkato:

“Nuk e di nëse më donin me të vërtetë, isha shkëputur nga gjithçka atë verë. Tani jam aty ku ëndërroja të isha, madje edhe nëse do të vinte një ofertë nga jashtë nuk do të hiqja dorë nga zgjedhja që bëra. E di se çfarë hoqa për të veshur fanellën e Milanit dhe të largohem tani do të jetë një gabim i madh. Si një lojtar-tifoz ëndërroj që të bëhem një flamur kuqezi, por për tia arritur duhet të jesh i madh, jo vetëm në fushën e lojës”.

Edhe rendimenti i Tonalit është rritur këtë sezon: “Këtij Milani do ti jepja notën 9-të. Besojmë tek fitimi i titullit. E kemi nisur shumë mirë sezonin dhe duam të vazhdojmë kështu. Ibrahimovic është lojtari kyç në çdo moment, në fillim isha i mahnitur prej tij”, ka përfunduar Tonali. / Oversport.tv