Tonali: Na mungoi përqëndrimi me Zvicrën, kualifikimin e kemi në dorë

Kampionët e Europës u ndalën në barazim 1-1 me Zvicrën mbrëmjen e së premtes. Sipas mesfushorit Sandro Tonali, mungesa e përqëndrimit solli pasaktësinë e italianëve për të mbyllur ndeshjen me fitore, por shton se kualifikimi është në dorën e tyre në ndeshjen me Irlandën.

“Futbolli i tilë është. Pësuam gol në kundërsulm, por reaguam mirë dhe kjo është e rëndësishme për ne. Kishim pak mungesë përqëndrimi, por nuk duhet të dorëzohemi tani” u shpreh Tonali pas barazimit.

Italia udhëton në Irlandë për të tentuar 3 pikët dhe biletën për në Katar 2022, por sytë e kampionëve do të jenë dhe nga Bullgaria për të shpresuar që këta të fundit të ndalin zviceranët.

Momentalisht të dy skuadrat janë në kuota të barabarta pikësh, por Italia ka një golavarazh më të mirë (+11), kundrejt Zvicrës (+9). / oversport.