Tonali ngre flamurin e bardhë, mesfushori do të mungojë ndaj Anglisë

Sandro Tonali ngre flamurin e bardhë në prag të ndeshjes që Italia do të luajë kundër Anglisë nesër në “San Siro” në Nations League.

Mesfushori nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e fundit për shkak të një shqetësimi muskulor. Mungesa e lojtarit konfirmohet edhe nga tekniku Mancini, që në konferencën për shtyp tha se ishte pesimist dhe dyshonte se Tonali nuk do të ishte gati edhe për ndeshjen e së hënës kundër Hungarisë.

Situata e mesfushorit shqetëson edhe Milanin, që shpreson që Tonali të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat. / Oversport.tv