Toni Kroos: Për 90 minuta gjithçka ndalon, në Barcelonë shkojmë për të fituar

Toni Kroos, mesfushori i Realit të Madridit, e ka prezantuar kështu “Klasiken” e së dielës kundër Barcelonës në një intervistë të dhënë për mediat zyrtare të LaLigas:

“Il Clasico është gjithmonë një ndeshje speciale, të gjithë e dinë se kjo sfidë është ndryshe nga të tjerat. Ndihem me fat që kam luajtur shumë Klasike në karrierën time…

Një ndeshje e tillë është gjithmonë e paparashikueshme. Nuk ka rëndësi nëse në prag të saj vjen si i pari i klasës apo jo, për 90 minuta ndalon gjithçka dhe ka rëndësi vetëm ajo që ndodh në fushën e lojës.

Ne do të shkojmë në Barcelonë për të fituar, sepse objektivi i Realit të Madridit edhe këtë vit është që të fitojë sa më shumë tituj”, ka deklaruar futbollisti gjerman, që po luan sezonin e tij të tetë me fanellën e Realit të Madridit. / Oversport.tv