Top 5 mbrojtësit më të mirë U21 në Europë, Serie A përfaqësohet me Kalulu

Pierre Kalulu po bën një sezon të mirë te Milani dhe i ka bindur të gjithë me cilësitë e tij. Ish-futbollistë të Milanit e kanë vlerësuar shpesh francezin e marrë nga Lyon.

Sofascore e vlerëson me notën 7.06, çka e rendit atë në 5 mbrojtësit më të mirë U21 në 5 kampionatet më të forta në Europë.

Me të njëjtin indeks vlerësimi janë edhe William Saliba i Marseille dhe Alphonso Davies i Bayern Munich.

Notë më të lartë kanë Tiago Djalo i Lille, 7.07, ndërsa i pari është Josko Gvardiol, kroati i RB Leipzig që vlerësohet me notën 7.12. / oversport.tv