“Topi i Artë” nuk festohet si duhet, Messi sëmuret para duelit me Lens

Vetëm pak pasi fitoi “Topin e Artë” këtë jave, Lionel Messi pritet që të humbasë ndeshjen mes PSG dhe Nice në Ligue 1.

Argjentinasi, i cili ka më shumë Topa të Artë se çdo futbollist tjetër dhe tani numëron dy “Topa të Artë” më shumë se Cristiano Ronaldo, është ndjerë keq pas ceremonisë në Paris, si pasojë e një dhimbje stomaku.

Messi ka filluar të përshtatet javët e fundit te PSG, pas një fillimi jo të mirë sipas standardeve të tij, dhe luajti një rol vendimtar në fitoren ndaj St Etienne me rezultatin 3-1.

Gjithsesi futbollisti më i mirë i botës si duket nuk i ka shpëtuar polemikave, pavarësisht fitimit të “Topit të Artë”.

Një pjesë e opinionit sportiv, por edhe shumë figura të njohura janë shprehur se polaku Robert Lewandowski ishte ai që e meritonte çmimin e “Topit të Artë” këtë sezon, edhe si pasojë se humbi çmimin e sezonit të kaluar si rrjedhojë e ndërprerjes së aktivitetit futbollistik prej pandemisë COVID-19.

“Lionel Messi dhe Leandro Paredes nuk morën pjesë në stërvitjen e sotshme ditore, si pasojë e problemeve me stomakun. Një kontroll i mëtejshëm do të kryhet të mërkurën, për të verifikuar gjendjen e futbollistëve”, kështu u shpreh PSG të martën për mediat, ndërkohë që shpreson që Mesi do të jetë gati për ndeshjen në transfertë ndaj Lens të shtunën. / oversport.tv