“Topi i Artë”, Papin del kundër Messit: Nuk ka luajtur për 5 muaj

Një pjesë e mirë e personazheve të botës së futbollit janë të gatshëm të thonë se Lionel Messi do të jetë fituesi i “Topit të Artë” 2021. Ky do të jetë topi i shtatë në karrierën e argjentinasit.

Megjithatë ka edhe nga ata që janë kundër fitimit të trofeut nga “Pleshti”. Ky është rasti i Jean-Pierre Papin, ish-sulmuesi i Bayern Munich dhe Milanit, ndër të tjera dhe fitues i “Topit të Artë” në vitin 1991. Ai tha se Messi nuk ka luajtur për pesë muaj dhe nuk e kupton sesi ai është kandidati kryesor për këtë trofe.

“Ai nuk ka luajtur për pesë muaj. Pashë që po flitej për të dhe sinqerisht nuk e kuptoj pse. Ai fitoi Kupën e Amerikës, por çfarë ka bërë Messi në Paris? Ka shënuar një gol në ligë dhe tre në Champions League. Nuk kam asgjë kundër tij, ai është një nga lojtarët më të mirë në histori , por këtë vit nuk e meriton.

Zgjedhja e Messit në 2021 do të nënkuptonte zhvlerësim të “Topit të Artë” sepse do të thoshte që nuk do t’u japim më mundësi lojtarëve të tjerë të nivelit të lartë për të fituar trofeun. Dhe ju e dini sa e vështirë është të bësh mirë për një sezon të tërë, nuk është normale”, mbaroi fjalën e tij Papin. /oversport.tv