“Topi i Artë”: Shpallet lista nga vendi i 11 deri në 30, zhgënjen Neymar

France Football ka publikuar renditjen e lojtarëve nga vendi i 11 deri në vendin e 30. Ajo që bie më shumë në sy është se shumë lojtarë të rëndësishëm nuk janë në top 10.

Kështu, në vendin e 11 është sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland, i ndjekru nga ylli i Chelsea, Romelu Lukaku. Ai që ka zhgënjyer më shumë është Neymar. Braziliani është renditur vetëm në vendin e 16, një më pas se Raheem Sterling.

Për sa i përket lojtarëve të Serie A, dy mbrojtësat e Juventusit, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci janë renditur në vendin e 13 dhe 14. Vetëm vendi i 21 për Lautaro Martinez ndërkohë që shoku tjetër i ekipit Nicolo Barella është renditur në vendin e 26. /oversport.tv