Topi i Artë: Si u renditën tetë lojtarët e nominuar të Serie A

Pas ndarjes së çmimeve nga France Football për “Topin e Artë” ku fitoi Lionel Messi për herën e shtatë, në listë për këtë trofe kanë qenë edhe disa lojtarë të Serie A. Ata ishin 8 lojtarë midis Interit, Milanit dhe Juventusit.

Duke marrë parasysh se çmimi jepet për sezonin e kaluar, në këtë listë përfshihen edhe Cristiano Ronaldo, Romelu Lukaku dhe Gigio Donnarumma që janë larguar nga kampionati italian. Por në çfarë vendi janë renditur lojtarët e Serie A?

I pari ka qenë Cristiano Ronaldo që u rendit në vendin e gjashtë. Ai ndiqet nga ish-gardiani i Milanit që u rendit në vendin e dhjetë. Më pas është Romelu Lukaku i vendit të 12-të, që ndiqet nga dy mbrojtësat e Juventusit, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci.

Ata renditen respektivisht në vendin e 13-të dhe 14-të. Ndërkohë listën e mbyllin Simon Kjaer në vendin e 18-të, Lautaro Martinez në vendin e 21 dhe Nicolo Barella në vendin e 26-të. /oversport.tv