Topi i Artë/ “Turp i vërtetë, e papranueshme”, yjet e Senegalit protestojnë për Mendy

Edouard Mendy bëri një sezon fantastik një vit më parë, duke fituar Champions League me fanellën e Chelsea. Gjithsesi portieri i Senegalit nuk është përfshirë në listën e 30 kandidatëve kryesorë për ta fituar “Topin e Artë”.

Ky vendim nuk është pritur mirë nga dy shokët e tij në kombëtare, Kalidou Koulibaly dhe Sadio Mane. Mbrojtësi i Napolit është treguar i drejtpërdrejtë:

“Është një turp i vërtetë që Mendy nuk është një prej tyre. Ai është portieri i parë afrikan që fiton Champions League. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të ecim përpara, duhet të bëjmë dyfishin e punës të disa njerëzve për t’u gjykuar mirë.

Mendy është një person shumë pozitiv. Ne folëm për të së bashku. Ai do të vazhdojë të luftojë për të qenë pjesë e asaj liste. Për mua ai e ka një vend mes atyre 30 lojtarëve”. Sadio Mane, ylli i Liverpool, shton: “Është e papranueshme, nuk e kuptoj. Është vërtetë për të ardhur keq”. / oversport.tv