Tre pikë të tjerë për Torinon, që kë triumfuar në transfertë kundër Sasuolo me rezultatin 1-0 falë një goli të shënuar në fund me anë të kroatit Marko Pjaca.
“Demat” bënë një ndeshje më të mirë, edhe pse i lanë terren vendasve në zotërimin e topit. Torino pati disa raste për gol, me Sanabria që pa topin t’i largohej nga vija fatale.
Brekalo dhe Praet u ndalën nga shtylla, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Brekalo ishte sërish i rrezikshëm, edhe në 45 minutat e dytë. Lukic pati një tjetër mundësi për Torinon, që duhet të priste aktivizimin e Pjaca.
Kroati realizoi mjeshtërisht pas gjashtë minutash në fushë dhe me golin e tij i dha fitoren e dytë radhazi Torinos. Dueli i sotëm, si zakonisht u transmetua në Oversport, që ka të drejtën televizive të Serie A për Kosovën dhe Shqipërinë./ oversport.tv