Torino blen nga Cagliari mbrojtësin që u aktivizua me Interin sezonin e kaluar

Mungon vetëm zyrtarizimi: Raoul Bellanova është lojtari më i ri i Torinos. Klubi granata ka arritur marrëveshjen me Cagliarin, që zotëron kartonin e lojtarit, për të blerë përfundimisht anësorin e djathtë.

Sardët do të përfitojnë 8 milionë euro nga kjo shitje, ndërsa për lojtarin është gati një kontratë 4-vjeçare (deri në vitin 2027) ku do të përfitojë 1.1 milionë euro në sezon.

Sezonin e fundit mbrojtësi veshi fanellën e Interit, ku ishte i huazuar, por zikaltërit vendosën që të mos blinin kartonin e tij. Bellanova ka luajtur 22 ndeshje me Interin sezonin që sapo u mbyll. / Oversport.tv