Torino-Bremer pakt për divorcin, mbrojtësi largohet nëse vjen oferta e duhur

Është një nga mbrojtësit më të mirë të Serie A dhe verën e ardhshme do të largohet nga Torino. Sipas asaj që shkruan “TuttoSport”, ka një pakt burrash mes Gleison Bremer dhe klubit granata, që është vendosur në fillim të shkurtit kur u zyrtarizua rinovimi i kontratës deri në vitin 2024.

Sipas marrëveshjes me Cairon, mbrojtësi brazilian do të lejohet të largohet vetëm nëse vjen një ofertë prej të paktën 25 milionë eurosh. Lista e pretendentëve është e gjatë dhe në kampin e Torinos shpresojnë që të zhvillohet një ankand i vërtetë.

Milan, Juventus, Inter dhe Napoli kërkojnë mbrojtësin në Itali, por edhe Bayern Mynih dhe disa klube të Premier League. Torino shpreson që të mbushë arkat me shitjen e Bremer, të cilin e bleu për 6 milionë euro në vitin 2018. / Oversport.tv