Torino e Juric rikthehet te fitorja, Genoa nuk ia del të surprizojë

Torino ka treguar kush është i zoti i shtëpisë kundër Genoa, që vazhdon të regjistrojë rezultate negative dhe të mbetet në vendin e parafundit në klasifikim.

“Demat” kanë triumfuar me rezultatin 3-2, në një ndeshje të dominuar, por që mund t’u ikte nga duart. Sanabria arriti ta zhbllokonte ndeshjen që në minutën e 14-t me një goditje me kokë.

Pas gjysmë ore lojë Torino e pa veten në epërsi të dyfishtë, pasi Pobega nuk fali me një goditje brenda zone. Me rezultatin 2-0 skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes.

VAR i hoqi një gol në fillim të pjesës së dytë skuadrës vendase. Destro hapi takimin me golin e shënuar për Genoa, por festa u prish nga Brekalo që i çoi shifrat në 3-1.

Miqtë nuk u dorëzuan dhe për katër minuta e rihapën sërish ndeshjen. Caicedo arriti të shënonte, por vetëm sa për ta çuar ndeshjen në 3-2, pasi deri në fund Torino e ruajti epërsinë dhe mori pikët e plota.

Kështu skuadra e Juric u rikthyer te fitorja pas dy humbjesh dhe tani pozicionohet në vendin e dhjetë në klasifikim, me 11 pikë të grumbulluara pas 9 javësh kampionat.

SERIE A – JAVA 9
TORINO 3-2 GENOA
Shënues:
Sanabria 14’, Pobega 31’, Brekalo 77’ / Destro 69’, Caicedo 81’

/ oversport.tv