Torino është bardhezi! Lojtarët e Juventusit festojnë në rrjetet sociale

“Torino është bardhezi! Deri në fund”, kështu feston në rrjetet sociale Leonardo Bonucci triumfin në derbin kundër Torinos, duke iu kundërpërgjigjur në mënyrë indirekte trajnerit të Torinos, që një ditë para ndeshjes, kishte thënë se qyteti mbështeste skuadrën “granata”.

Të njëtin mesazh dërgon edhe Manuel Locatelli, protagonist kryesor i sfidës me golin e shënuar në minutat e fundit të derbit.

“Fitore e rëndësishme, e arritur falë punës së skuadrës dhe vendosshmërisë”, shkruan Danilo në profilin e vet në Instagram.