Torino ngec sërish, supergoli i Joao Pedros i jep një pikë Cagliarit

Është mbyllur java e 16-të e Serie A me sfidën midis Cagliarit dhe Torinos. Ndeshja u nda në barazim 1-1 edhe pse të dyja ekipet patën disa mundësi të mira për ta zhbllokuar rezultatin dhe për të marrë 3 pikët.

I pari në avantazh kaloi ekipi i Torinos, falë një autogoli të Carbonit në minutën e 32. Nje goditje e fortë e Pobegas detyroi portierin ta ndalojë topin brenda në zonë, por një ngatëresë midis Carbonit dhe Sanabrias bëri që mbrojtësi i Cagliarit ta çojë topin në rrjetën e portës së tij.

Ndërkohë, gjithçka u baraspeshua nga një eurogol i Joao Pedros. Braziliani u ndal fillimisht në një goditje me kokë nga Milinkovic-Savic, por vetëm në aksionin pasardhës, Pedro shënoi me një rrofeshatë. Kështu braziliani e çoi rezultatin në 1-1.

Kështu, Torino ngec sërish pas barazimit me Empolin dhe qëndron në vendin e 13-të me 19 pikë. Për Cagliarin ndërkohë është java e tetë pa fitore, por me këtë barazim ngjitet në vendin e 18-të, me 10 pikë, po aq sa Genoa. /oversport.tv

SERIE A – JAVA E 16-TË
CAGLIARI-TORINO 1-1
Shënues:
Carboni (autogol) 32’, Joao Pedro 53’