Torino pëson humbjen e dytë rresht, Sassuolo fiton në frymën e fundit

Sassuolo ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në një fushë të vështirë siç është ajo e Torinos. Ekipi i Dionisit arriti të mposhte “Granadan” falë golit të Agustin Alvarez në frymën e fundit të takimit.

Ndeshja interpretohet mirë në mbrojtje nga të dyja ekipet që nuk lejojnë shumë hapësira për njëri-tjetrin. Megjithatë, ekipet përpiqen të çajnë “rrethimet” e krijuara, por pa sukses.

Për të zhbllokuar takimin megjithatë, duhet të vijë minuta e tretë shtesë, ku Agustin Alvarez arrin të mposhtë portierin kundërshtar dhe të çojë topin në rrjetë. Ky është edhe goli i vetëm që vulos takimin dhe që i jep tre pikë shumë të rëndësishme Sassuolos. /oversport.tv

Foto: U.S. Sassuolo, Twitter