Totre: Tirana e ka potencialin, me Vllazninë ta nisim ku e lamë në derbi

Enur Totre, mesfushori i Tiranës që shënoi në ndeshjen e fundit derbi kundër Partizanit, ka dalë para mediave dhe ka folur për ndeshjen kundër Vllaznisë në “Air Albania” nesër.

“Me rëndësi është që ne aty ku mbaruam gjysmën, të vazhdojmë me fitore. Luajmë me një kundërshtar si Vllaznia, që në vitet e fundit luan futboll shumë të bukur.

Mendoj se Tirana ka potencial dhe e kemi dëshmuar gjatë këtyre ndeshjeve. Mendoj se do fitojmë. Me rëndësi ka që ekipi të vazhdojë kështu.

Si Totre kam qenë gjithmonë kështu, ndoshta performanca këtu është pak më e mirë, por kjo varet edhe nga ekipi e nga stafi. Rëndësi ka që ne të marrim ndeshjet një nga një, të marrim pikët.

Ne kemi fituar një ndeshje me Partizanin, i dimë vlerat e derbit, por rëndësi ka që edhe me ekipet e vogla të marrim pikët dhe të marrim maksimumin”, përfundoi Totre deklaratën e tij. / oversport.tv