Tottengam ngec kundër Southampton, festojnë Crystal Palace e West Ham

Tottenham ka ngecur në transfertën me Southampton, ndërkohë që festojnë West Ham dhe Crystal Palace. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte barazoi me rezultatin 1-1.

“Shenjtorët”, që nuk e kishin aktivizuar nga fillimi sulmuesin Armando Broja, shënuan të parët me anë Ward-Prowse në minutën e 25-të.

Salisu shkaktoi më pas penalltinë që u kthye në gol nga Harry Kane dhe Southampton mbeti me një lojtar më pak për më shumë se 50 minuta. Tottenham dominoi, por nuk ia doli ta shënonte golin e fitores.

NDESHJET E TJERA – West Ham United është rikthyer te fitorja pas tre ndeshjesh, pasi mposhti me rezultatin 4-1 në transfertë skuadrën e Watford që shënoi e para me Dennis.

“Çekiçët” reaguan që në pjesën e parë, kur e përmbysën rezultatin me Soucek dhe Benrahma, kurse më pas Noble realizoi të tretin me penallti. Në shtesë la një shenjë edhe kroati Nicola Vlasic.

Crystal Palace ka bërë detyrën kundër Norwich, me një fitore 3-0 të marrë për 45 minuta. Edouard, Mateta dhe Schlupp nuk i lanë “Kanarinat” të këndonin me golat e shënuar në pjesën e parë.

PREMIER LEAGUE – JAVA 20

Crystal Palace – Norwich 3-0
Shënues:
Edouard 8’, Mateta 38’, Schlupp 42’

Southampton-Tottenham 1-1
Shënues:
Ward-Prowse 25’ / Kane (pen.) 41’

Watford-West Ham 1-4
Shënues:
Dennis 4’ / Soucek 27’, Benrahma 29’, Noble (pen.) 58’

/ oversport.tv