Tottenham del nga gara, Paratici: Vlahovic nuk është në planet tona

Dusan Vlahovic është emri më “i nxehtë” në merkaton italiane kohët e fundit. Serbi nuk po rinovon me ekipin e Fiorentinës dhe kjo ka bërë që shumë ekipe të kërkojnë shërbimet e tij.

Së fundmi, kishte dalë në skenë edhe emri i Tottenham, por ka qënë drejtori sportiv i klubit anglez ai që ka përgënjeshtruar gjithçka. Fabio Paratici tha se Vlahovic nuk është pjesë e planeve të Tottenham dhe se për momentin nuk ka asnjë interes për shërbimet e tij.

“Vlahovic nuk është pjesë e planeve tona. Profili i serbit pëlqehet nga shumë ekipe, por tani për tani nuk është pjesë e planeve të Tottenham”, tha ndër të tjera në fjalën e tij Paratici. /oversport.tv