Tottenham i pamëshirshëm me Harry Kane, Xhaka feston nga stoli

Tottenham ka marrë fitoren e parë në Conference League dhe e ka bërë me goleadë, pasi triumfoi 5-1 kundër sllovenëve të Mura. “Spurs”-at shënuan që në minutën e katërt me penallti, me autor Dele Alli, ndërsa Lo Celso iu deshën po aq minuta të realizonte edhe golin e dytë.

Harry Kane e mori skenën në pjesën e dytë, kur shënoi tre golat e tjerë për Tottenham. Anglezët e ndajnë vendin e parë me Rennes, me nga 4 pikë. Francezët fituan në transfertë kundër Vittese, me rezultatin 2-1.

Taulant Xheka dhe Edon Zhegrova, ky i fundit mori minuta pjesën e dytë, festuan fitoren 4-2 të Basel kundër Kayrat Almaty. Zviceranët kanë 4 pikë, po aq sa Qarabag që kryeson me golaverazh pas fitores 4-1 kundër Omonia.

PAOK, me Enea Mihajn titullar, nuk ia doli të fitonte ndaj Slovan Bratislava. Grekët barazuan 1-1 dhe renditen pas Copenhagen, që sot fitoi kundër Lindoln. Fitore mori Feyenoord, që likuidoi me rezultatin 2-1 rivalët e Slavia Prague, që u barazua me pikë nga Union Berlin. Gjermanët fituan kundër Maccabi Haifa.

CONFERENCE LEAGUE – FAZA E GRUPEVE
Basel-Kairat Almaty 4-2
Copenhagen-Lincoln Red Imps 3-1
Feyenoord-Slavia Prague 2-1
Omonia-Qarabag 1-4

PAOK-Slovan Bratislava 1-1
Tottenham-Mura 5-1
Union Berlin-Maccabi Haifa 3-0
Vitesse-Rennes 1-2

/ oversport.tv