Tottenham larg rinovimit me Conte, Spurs ndjekin një tjetër italian për stolin

Rruga e Antonio Conte me Tottenham duket se po shkon drejt fundit, pasi tekniku italian nuk ka rinovuar me klubin. Një tjetër emër italian del në skenën e Spurs si zëvendësues i teknikut 53-vjeçar.

Sipas raportimit nga “The Sun”, Tottenham ka konsideruar teknikun Maurizio Sarri si zëvendësues të Conte. Kontrata aktuale e 64-vjeçarit me Lazion skadon në qershor të vitit 2025.

Në rast se Sarri do të merrte drejtimin e Spurs, ai do të bëhej trajneri i katërt në dekadën e fundit që drejton Chelsea dhe Tottenham. Përpara tij e kanë bërë Andre Villas Boas, Antonio Conte dhe Jose Mourinho. /oversport.tv

Foto: S.S. Lazio, Facebook