Tottenham largon Bergwijn, firmos me Ajax deri në vitin 2027

Tashmë ka marrë edhe formë zyrtare largimi i Steven Bergwijn nga Tottenham dhe transferimi i tij në drejtim të Ajaxit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi holandez me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Bergwijn ka firmosur kështu një kontratë që do ta mbajë lidhur me Ajax deri më 30 qershor 2027. Klubi i Amsterdamit ka shpenzuar për të blerë lojtarin rreth 31.2 milionë euro.

Bergwijn nuk ishte një nga lojtarët që bënte pjesë në planet e Antonio Contes te Tottenham, ndërsa kishte kërkuar edhe shitjen e tij. Steven Bergwijn u transferua te londinezët në janarin e vitit 2020 nga klubi i PSV. /oversport.tv

Foto: AFC Ajax, Twitter