Tottenham mban pezull grupin G, Bazeli nuk zhgënjen në sfidën për kreun

Bazeli është kualifikuar si i pari i grupit në Conference League pasi mposhti me rezultatin e pastër 3-0 rivalët direkt të Qarabagut të cilët e mbyllën në vendin e dytë. Ata lanë pas Omonian dhe Almatyn që barazuan pa gola në sfidën tjetër të grupit.

Ndërkohë, është kualifikuar si e para e grupit edhe Feyenoord që mposhti 2-1 Maçambi Haifa, ndërsa Slavia e Pragës u rendit e dyta dhe pse u ndal në barazim 1-1 ndaj Union Berlin.

Copenhagen doli si e para e grupit F pasi mposhti 2-0 Slovan Bratislava, me të njëjtin rezultat si Paoku i vendit të dytë mposhti Lincoln Red Imps. Ndërkohë fitore ka gjetur edhe Vitesse ndaj Muras me rezultatin 3-1 dhe është në pritje të takimit Tottenham-Rennes për të zbuluar nëse do të kaloj në fazën tjetër ose jo. /oversport.tv