Tottenham mposht Newcastle, pronarët e rinj duhet të presin për fitoren e parë

Tottenham ka arritur një fitore në javën e tetë të Permier League kundër Newcastle me rezultatin 3-2. Londinezët përmbysën rezultatin pasi e panë veten në disavantazh që në minutat e para të takimit, duke marrë kështu tre pikë shumë të vlefshme këtë fillim sezoni.

Ndeshja nisi vrullshëm në pjesën e parë me Newcastle që gjeti golin e avantazhit me antë të Wilson që në fillimin e takimit. Goli i pësuar i bëri më kërkues lojtarët e Tottenham duke gjetur edhe golin e parë pak minuta më vonë më anë të Tanguy Ndombele duke e çuar rezultatin në 1-1. Më pas ishte i përhershmi Harry Kane që e kaloi Tottenhamin në avantazh me një gol mjaftë të bukur në kufijtë e zonës. Për të thelluar rezultatin mendoi Son Heung-Min që shfrytëzoi mjaft mirë një pasë të Kane për ta çuar rezultatin në 3-1. Në fund të takimit kur u mendua se ndeshja do të mbyllej në ato shifra, ishte Eric Dier që shënoi në portën e vetë duke ngushtuar rezultatin në 3-2.

Megjithatë, kjo nuk ndryshoi pikët për ekipet me Tottenham që shkon në shtëpi me 3 pikë të plota. Ndërkohë, pronarët e rinj të Newcastle ende nuk e kanë shijuar fitoren e parë në Premier League. /oversport.tv

PREMIER LEAGUE- JAVA E 8-TË
NEWCASTLE-TOTTENHAM 2-3
Shënues:
Wilson 2’, Dier 89’/ Ndombele 17’, Kane 22’, Son Heung-Min 45+3’