Tottenham në kërkim të trajnerit të ri, ja 2 emrat që qarkullojnë më shumë

Pas shkarkimit të Antonio Conte nga detyra, Tottenham është në kërkim të një trajneri të ri. Emrat më të përfolur, janë dy trajnerë që momentalisht nuk janë në drejtim të asnjë ekipi.

Sipas “The Sun”, bëhet fjalë për Julian Nagelsmann dhe Maurizio Pochetino që mund të zënë vendin e teknikut italian. Nagelsmann mbylli pak ditë më parë aventurën e tij me Bayern Munchen dhe tashmë është në kërkim të një ekipi.

Nga ana tjetër, Pochetino u përshëndet me Paris Saint-Germain në verën e vitit 2022 dhe momentalisht nuk drejton asnjë ekip. Rikthimi në stolin e Spurs, është njëra nga alternativat e argjerntiansit. /oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur, Facebook