Tottenham pranon vetëm një me kusht, PSG në sulm për Ndombele

PSG po kërkon një mesfushor qendre dhe po tenton të marrë në huazim për gjashtë muaj Tanguy Ndombele të Tottenham.

Mesfushori ka luajtur më parë në Ligue 1 me Lyon, ndërkohë që për shërbimet e tij janë disa klube që interesohen.

Tottenham është treguar i qartë me PSG, duke kërkuar që francezët ta paguajnë pagën e Ndombele. Vetëm kështu londinezët pranojnë ta huazojnë.

PSG tani po flet me agjentët e mesfushorit, për të konkretizuar marrëveshjen për kalimin në kryeqytetin francez. / oversport.tv