Tottenham rikthehet te fitorja, Brentford vazhdon të surprizojë ishullin

Është rikthyer te fitorja Tottenham pas rezultateve negative në javët e fundit. Ekipi londinez arriti të fitonte me rezultatin e ngusht 2-1 kundër Aston Villa. Golat e Hojbjerg dhe Lucas mjaftuan për Spurs që të merrnin 3 pikët. Ndërkohë goli i Watkins edhe pse e çoi provizorisht në barazim rezultatin e ndeshjes, Aston Villa nuk mundi dot të ndalte urinë e Tottenham për pikë.

Leicester nuk përfitoi dot nga avantazhi që siguroi në pjesën e parë. Golat e Iheanacho dhe Vardy nuk mjaftuan për dhelprat pas një pjesë të dytë perfekte të luajtur nga Crystal Palace. Olise fillimisht dhe më pas Schlupp e çuan rezultatin në barazpeshë duke e mbyllur kështu takimin në 2-2.

Sakaq, Brentford vazhdon të bëj surprizën në Permier League. Pas barazimit 3-3 ndaj Liverpool, ata kanë arritur një fitore surprizë në fushën e West Ham. Miqtë kaluan në avantazh me Mbuemo por gjithçka u kthye në barazpesh pas golit të shënuar nga Bowen. Megjithatë Brentford nuk u dorzua për asnjë moment dhe vendosmëria u shpërblye vetëm në minutën e fundit. Goli i Wissa kaloi përsëri në epërsi ekipin mik për tu kthyer kështu në shtëpi me tre pikë të plota. /oversport.tv

 

Premier League – Java 7
Tottenham-Aston Villa 2-1

Shënuesit: Hojbjerg 27’, Lucas 71’ / Watkins 67’

 

Crystal Palace-Leicester 2-2
Shënuesit:
Iheanacho 31’, Vardy 38’ / Olise 61’, Schlupp 72’

 

West Ham-Brentford 1-2
Shënuesit:
Mbuemo 20’,  Wissa 94+4’ / Bowen 80’