Tottenham rrit kapitalin me 150 milionë, Conte mund të qëndrojë në Londër

Klubi i Tottenham ka njoftuar sot se ka arritur të sigurojë një rritje të kapitalit të klubit në shumën e 150 milionë sterlinash.

Ky injektim i ri kapitali i mundëson klubit të Premier League më shumë fleksibilitet financiar dhe mundësinë për të investuar sërish brenda dhe jashtë fushe.

Skuadra arriti që të sigurojë një vend në Champions League sezonin e ardhshëm dhe kjo lëvizje mund të bindë teknikun Antonio Conte që të qëndrojë në krye të pankinës së “gjelave”. / Oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur, Facebook