Tottenham sistemon Ndombele, Paratici premton edhe një goditje

Pasi bëri një goditje të dyfishtë në mesfushë, duke blerë nga Juventusi dyshen Dejan Kulusevski-Rodrigo Bentancur, Tottenhami po kërkon që të shesë disa lojtarë.

Bryan Gil është huazuar tek Valencia, ndërsa Tanguy Ndombele është rikthyer në Francë tek Olympique Lione, në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Edhe Steven Bergwijn mund të rikthehet në Holandë, pasi është pranë firmës me Ajaxin.

Ka rënë pista Sofyane Amrabat pasi skuadra është plotësuar në mesfushë, por në këto orë të fundit Fabio Paratici po mendon që të sjellë në Londër, Ousame Dembelé, që nuk bën pjesë në planet e Barcelonës dhe i është ofruar Spursave nga agjentët e tij. / Oversport.tv