Tottenhami nuk heq dorë nga Zaniolo, Roma reziston për momentin

Tottenhami i Antonio Contes nuk heq dorë madje këmbëngul për të transferuar në Londër talentin e Romës Nicolò Zaniolo.

Drejtuesit e klubit verdhekuq kërkojnë të paktën 50 milionë euro dhe të gjitha “cash” pa futur në tratativë ndonjë lojtar tjetër. Një shifër e madhe kjo, por jo e papërballueshme nga anglezët.

Por mbetet akoma për tu kuptuar vullneti i lojtarit, pasi Zaniolo që fillimisht donte të largohej nga kryeqyteti duket se ka gjetur qetësinë te Roma, edhe falë besimit që po i jep tekniku Mourinho. / Oversport.tv

Foto: UEFA Conference League, Twitter