Tottenhemi është i vendosur të gjobisë 3 lojtarët amerikano-jugorë, që nuk i’u bindën urdhërit të drejtuesve për të mos u bashkuar me skuadrat kombëtare për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.
Klubi u tha argjentinasve Giovani Lo Celso dhe Cristian Romero si dhe mbrojtësit kolumbian Davinson Sanchez që nuk duhet të ktheheshin në atdhe.
Por tre lojtarët injoruan urdhrat e dhënë dhe thyen rregullat e vendosura nga Premier League duke shkuar në shtëpi për të luajtur me ekipet përfaqsuese. Dhe pikërisht në ndeshjen kundër Brazilit, dy yjet argjentinas u akuzuan se kishin thyer rregullat e karantinës dhe kishin falsifikuar dokumentat për të hyrë në Brazil ilegalisht.
Të tre lojtarët rrezikojnë të marrin një gjobë të majme financiare sapo të kthehen në Londër, duhet të futen në karantinë dhe do të mungojnë në tre ndeshjet e radhës pas ardhjes në Britani.
Premier League i njoftoi klubet që të mos u jepnin leje lojtarëve për t’u bashkuar me kombëtaret në vendet që janë në listën e kuqe. /Oversport.tv