Totti: Dybala është një fenomen, mbështes Mourinhon për merkaton! Spalletti…

Nga Riadi Francesco Totti ka folur për momentin që po kalon Roma dhe i thur elozhe Dybalas. “Paulo është një fenomen, një lojtar që është mbi të tjerët sepse gjithmonë ka treguar vlerën e tij. Jam i lumtur që erdhi në Romë, sepse e meriton dhe është e drejtë që qyteti të ketë një lojtar të këtij kalibri. Ndjehet kur një lojtar është ndryshe nga të tjerët. Ai po e tregon duke shënuar dhe duke bërë paraqitje të mëdha. Jemi të lumtur që e kemi te Roma, ta gëzojmë dhe ta mbajmë fort”, ka thënë ish-kapiteni legjendar i verdhekuqve.

Më pas Totti ka folur për objektivat sezonalë të Romës dhe për merkaton. “Kualifikimi në Champions është objektivi kryesor, edhe pse e dimë që nuk do të jetë e lehtë. Katër skuadrat e para kanë ritëm të lartë, por kampionati është i gjatë, ka shumë pikë në lojë, skuadrat janë pranë në renditje dhe gjithçka mund të ndodhë. Mourinho kërkon përforcime në merkato? Çdo trajner kërkon një organikë sa më konkurruese. Nëse e thotë Mou, shpresojmë që klubi ti plotësojë dëshirën”.

Në fund edhe një batutë për Luciano Spallettin pas polemikave të së kaluarës: “Nuk kam folur. I kam thënë mendimin tim në lidhje me problematikën. Nëse një ditë do të takohemi, do të flas me të siç flas me të gjithë”, ka thënë Totti. / Oversport.tv