Totti: Dzeko dhe Salah të fortë individualisht, bashkë bënin një dyshe fantastike

Francesco Totti, ish-kapiteni dhe simboli i Romës, ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për Edin Dzeko dhe Mohamed Salah, të cilët i ka patur shokë skuadre.

“Ishin shumë të fortë individualisht, ndërsa së bashku kanë qenë një dyshe fantastike. Nuk është një rastësi që edhe falë pasimeve të sakta të Salah, Edin shënoi aq shumë gola, madje arrit që të fitojë edhe Këpucën e Artë të Serie A me 29 gola.

Tek Liverpool edhe sulmuesi egjiptian u kthye në një golashënues të pagabueshëm. Nuk dua që të jap një parashikim për ndeshjen Inter-Liverpool, por jam i bindur se do të jetë një spektakël ti shohësh të luajnë kundër njëri-tjetrit”, ka thënë mes të tjerash Totti. / Oversport.tv