Totti ndan trofetë: Fiorentina merr Kupën e Italisë, ndërsa Interi fiton Championsin

Ish-kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti ka analizuar shkurt finalen e Kupës së Italisë mes Fiorentinës dhe Interit, që do të luhet nesër në mbrëmje në “Olimpico” të Romës.

“Nuk ka një skuadër favorite, sepse në një finale është e vështirë të ketë favoritë, luhet një ndeshje teke dhe mund të ndodhë gjithçka. Por nuk mund të mohojmë që mes dy skuadrave, Interi nis sfidën disi më i favorizuar.

Por unë personalisht do të isha i lumtur nëse Kupën e Italisë do ta fitonte Fiorentina. Ndoshta Interi do të reagonte, duke arritur të fitonte finalen e Champions League. Do të ishte diçka me të vërtetë e bukur”, ka thënë Totti. / Oversport.tv