Totti një tifoz i vërtetë: Do të jem në Tiranë, një finale që duhet fituar

“Ajo që pamë në Firenze është vazhdimi i një prej shumë episodeve në disfavor të Romës. Nuk jemi këtu për tu ankuar, por nëse VAR nuk ndihmon gjyqtarët atëherë bëhet gjithmonë e më e vështirë. Nëse mbrëmë arbitri nuk arrit të shihte as në monitor bëhet më e vështirë për të gjithë”, ka thënë kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti.

“Do të jem në Tiranë. Ka shumë kohë që nuk luajmë në një finale dhe për ne është shumë e rëndësishme që të fitojmë një trofe, prandaj do të shkojmë aty dhe do të luftojmë deri në fund.

Roma mund të përmirësohet nëse bëhen disa blerje të goditura në merkato. Kemi një nga trajnerët më të mirë në botë që di si të menaxhojë lojtarët dhe kë duhet të blejë. Friedkin do të bëjnë gjithçka për ta kënaqur”, ka thënë mes të tjerash Totti. / Oversport.tv

Foto: Francesco Totti Facebook