Zi në familjen e Maurizio Zamparini, ish-presidentit të Palermo në Serie A. Mëngjesin sotëm ai ka marrë lajmin e kobshëm, që djali i tij Armando ka humbur jetën.
Trupi i pajetë i tij është gjetur në një dhomë në një hotel në Londër. Ai ishte 23-vjeçar dhe ishte transferuar në Britaninë e Madhe për të kryer studimet.
Zamparini dhe bashkëshortja e tij, Laura, fluturuan menjëherë drejt Londrës, për të identifikuar viktimën. Momentalisht nuk ka të dhënë të tjera, mbi dinamikën e asaj që ka ndodhur me Armandon. / oversport.tv