Ngjarje tragjike në Greqi, në kategorinë e tretë. Futbollisti shqiptar, Aleksandër Llampi, është ndarë nga jeta në moshën 21-vjeçare pasi u shemb në tokë në minutën e pestë të duelit mes Ilioupoli dhe Ermionida.
“Sports DNA” shkruan se Llampis nuk u mbajt dot në jetë, pasi defribilatori u fut vonë në fushë dhe autoambulanca erdhi me 20 minuta vonesë.
Klubi grek, që e kishte marrë Llampis në huazim nga Apollon Smyrnis, e ka njoftuar vdekjen e futbollistit përmes rrjeteve sociale. Edhe klubi që e kishte nën kontratë ka bërë të njëjtën gjë. / oversport.tv
View this post on Instagram