Trajnerët më të paguar në botë, 3 italianë në “Top 10”

Skuadrat europiane shpenzojnë miliona për të patur në organikën e tyre lojtarët më të mirë të botës, por nuk janë të vogla edhe shifrat që marrin disa nga teknikët më të mirë të kontinentit.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, trajneri më i paguar në botë është Diego Pablo Simeone i Atletico Madrid, që përfiton 3.3 milionë euro bruto në muaj. Pas argjentinasit vjen Pep Guardiola i Manchester City me 1.89 milionë euro bruto në muaj.

Podiumin e mbyllin gjermani i Liverpool, Jurgen Klopp dhe Antonio Conte i Tottenham që marrin 1.49 milionë euro bruto në muaj.

Massimiliano Allegri i Juventusit (renditet i pesti) është më i paguari nga trajnerët e Serie A me 1.17 milionë euro bruto në muaj, ndërsa Simone Inzaghi i Interit mbyll dhjetëshen e më të paguarve, me 620 mijë euro bruto në muaj. / Oversport.tv