Trajneri i Anglisë Southgate nuk mbështet as nuk e hedh posht propozimin e Wenger mbi Botërorin çdo dy vite.

“Ai më kontaktoi para dy javësh për këtë propozim, por kalendari duhet ndryshuar urgjentisht më pak ndeshje më shumë cilësi”.

Arsene Wenger i ka kërkuar mbështetje trajnerit të Anglisë Southgate për planin e tij që Botërori të zhvillohet çdo dy vite. Ky propozim ka shkaktuar shumë debate në botën e futbollit dhe ka ndarë tifozët në dy kampe.
Southgate në konferencën para ndeshjes ka deklaruar: “Ëenger më ka kontaktuar për planin e tij për Botërorin. Ai më ka kërkuar mbështetje për idenë e tij”.
Gjithashtu Southgate u tregua i kujdesshëm për këtë temë, pasi nuk deklaroi as mbështetjen as refuzimin: “Arsene ma ka shpjeguar shumë qartë idenë e tij dhe jam shumë i ndërgjegjshëm për çfarë ky projekt përmban.
Ky propozim ka pika pozitive, por ka dhe pika që besoj që nuk do funksiononin. Unë mendoj që kalendari në përgjithësi duhet ndryshuar. Më pak ndeshje, më mire, sepse rritet cilësia e tyre”.
Trajneri i Anglisë foli edhe për Harry Kane dhe beson që kapiteni do ta kalojë rekordin e Rooney dhe do të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares. Ai mendon që kjo ditë do të vijë shumë shpejt. / oversport.tv