Trajneri i Boca Juniors: Vidal do t’i bënte mirë gjithë futbollit argjentinas

Boca Juniors mund t’i japë një asist shumë të madh merkatos së Interit. Klubi argjentinas ka shfaqur interes për shërbimet e mesfushorit që zikaltrit kërkojnë ta largojnë, Arturo Vidal.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë trajneri i Boca Juniors. Sebastian Battaglia. Përgjatë një interviste nga prestigjiozja Ole, Battaglia tha se dëshiron ta ketë në ekip mesfushorin kilian.

“Një lojtar i nivelit të tij do t’i bënte mirë gjithë futbollit argjentinas. Vidal ka shumë eksperiencë dhe do të bënim një hap shumë cilësor me të”, u shpreh ndër të tjera tekniku i Boca Juniors. /oversport.tv