Trajneri i Empolit: Atë penallti e shihte edhe nipi im! Mos ishte në tualet Ricci?

Aurelio Andreazzoli, trajneri i Empolit, është tërbuar pas humbjes me Interin për shkak se skuadrës së tij nuk iu dha një penallti neto. Ndërhyrja e D’Ambrosio ndaj Nedim Bajramit ishte e gabuar, por VAR nuk ndihmoi dhe kjo e ka revoltuar trajnerin e toskanëve.

“Kurrë nuk kam folur për arbitrat sepse ata duhet të mbrohen si profesion. Megjithatë dua të di se çfarë po bëtë Paolo Valeri në tavolinën e VAR.  Ose u shpërqendrua, ose iku për në banjë a diçka tjetër, sepse nuk ka mundësi që VAR nuk e ndihmon arbitrin kur duhet.

Le ta lëmë mënjanë paraqitjen e Interit dhe kartonin e kuq të Ricci, që e pranoj se ishte ‘portokalli’. Gjithmonë i pranoj vendimet e arbitrave. Megjithatë nëse VAR shikon një gabim të qartë dhe të dukshëm, unë pyes veten pse nuk e ndihmojnë arbitrin? Për këtë punë janë aty.

Sinqerisht, edhe nipi im Tommaso, i cili është 4 vjeç, mund ta shihte se ishte penallti. E pashë në telefon kur u ktheva në dhomën e zhveshjes dhe u trondita. Nëse nuk e përdorim teknologjinë, atëherë e heqim objektivitetin e arbitrimit nëpër ndeshje.

Arbitri bëri një punë të mirë në përgjithësi, por ai nuk e pa atë ndërhyrje. VAR po, kështu që duhej ndihmuar për të marrë vendimin e duhur”, është shprehur Andreazzoli për Sky Sport Italia. / oversport.tv