Empoli do të përballet me Leccen ditën e nesërme në një sfidë të vlefshme për javën e 28-të të Serie A. Në prag të kësaj sfide, trajneri i vendasve Paolo Zanetti doli në konferencë për shtyp.
Mes fjalëve që tha për ndeshjen e nesërme, tekniku 40-vjeçar foli dhe për gjendjen e Ardian Ismajlit, mbrojtësit të kombëtares shqiptare.
“Ismajli është mirë, gjithashtu dhe Cambiaghi. Jam në dyshim nëse mbrojtësi shqiptar mund të fillojë që nga minuta e parë.” – u shpreh Zanetti.
Ardian Ismajli pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit kundër Atalantës ku mundi të luajë për vetëm 20 minuta. Gjithashtu, 26-vjeçari nuk mundi të ishte nën urdhrat e Sylvinhos për ndeshjen e kuqezinjve ndaj Polonisë. /oversport.tv
Foto: Empoli FC, Facebook