Trajneri i klubit argjentinas plas bombën: Jemi në diskutime me yllin e Juventusit

Te Juventusi nuk dëshirojnë ta humbasin, por një deklaratë e trajnerit të Rosario Central ka trazuar jo pak ujërat për të ardhmen e Angel Di Marias. Klubi argjentinas kërkon të rikthejë në atdhe kampionin e botës dhe palët kanë nisur nga puna për ta bërë këtë gjë të mundur.

“Po, jemi në kontakte me Di Marian. Nëse vjen do të kemi një skuadër konkurruese. Në një formë ai do të kthehet te ne. Ne duhet të përmirësohemi më shumë. Me Argjentinën kampione bote, ne duhet të kemi një kampionat më konkurrues”, u shpreh trajneri i Rosario Central, Miguel Angel Russo.

Megjithatë, gjithçka mund të ndodhë në fundin e sezonit, pasi për momentin Di Maria nuk dëshiron të largohet nga Juventusi që në janar. Ylli argjentinas ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, por mundësia që ai të rikthehet në Argjentinë është e lartë. /oversport.tv