Trajneri i Maqedonisë së Veriut: Mposhtëm Italinë me stilin italian

Blagoja Milevski, trajneri i Maqedonisë së Veriut, foli pas triumfit historik në Palermo kundër Italisë. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes ai tha se e mposhti Italinë me stilin italian.

“Ne fituam me stilin italian kundër italianëve, një gol në dy goditje. Jam shumë i lumtur për këtë fitore, jam krenar për këta djem. E gjithë energjia nga nesër do të jetë tek Portugalia”.

DËMTIMET- “Absolutisht jo, për garën e radhës do të jenë në dispozicion. Dhe pastaj do të jetë Elmas që do të na japë një dorë të madhe.”

TRAJKOVSKI- “Jam shumë i lumtur për golin e tij. Ndeshja ishte përgatitur në këtë mënyrë, ne e dimë që Italia është një ekip i madh dhe me lojtarë të mëdhenj, por ne bëmë një lojë të shkëlqyer”.

A E PRISNIT? “Absolutisht po, ne e dimë forcën tonë. Para ndeshjes u thashë djemve të argëtoheshin dhe në fakt ata u argëtuan”. /oversport.tv

Foto: ffm.mk