Trajneri i parë i Icardit në Itali: Jeton për të shënuar, Juventusi duhet ta blejë  

Luciano Bruni ishte trajneri i parë i Mauro Icardit në Itali, në kohën kur luante te Sampdoria Primavera. Ai dha një intervistë për Tuttojuve.com, ku ndër të tjera foli edhe për mundësine e një rikthimi të argjentinasit në Itali te Juventusi.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

“Ai është ende një lojtar shumë i ri. E sheh portën si pak të tjerë dhe në klubin e tij nuk përdoret vazhdimisht. Më shumë se sa për ekipin, Mauro luan për të shënuar gola. Juventusi do të ishte shumë rehat me një lojtar si ai.

Nga ana tjetër duket se nuk ka mundësi të tjera në merkato me çmime të përballueshme. Mauro do të ishte i lumtur të kthehej në Itali dhe me siguri do të gjente më shumë hapësirë ​​në fushë. Nuk mendoj se ka asnjë dyshim se sa shumë gola do të shënonte me këtë fanellë”. /oversport.tv