Trajneri i Polonisë: Ndeshja me Shqipërinë vlen gjithçka

Në prag të sfidës kundër Shqipërisë është ndalur përpara mediave edhe trajneri i Polonisë, Poulo Sousa. Ai foli për rritjen që ekipi Polak ka patur në ndeshjet e fundit, si dhe rëndësinë që paraqet ndeshja me Shqipërinë.

“Që prej fillimit ne kemi kaluar në faza të ndryshme por e rëndësishme është të jemi koherentë. Unë i jap rëndësi mentalitetit të ekipit dhe jemi shumë të fokusuar në lojën tonë. Bëjmë presing shumë të mirë në lojën pa top, gjë që nuk e bënim dot në ndeshjet më përpara. I kam dhënë theks lojës kolektive kryesisht, por edhe asaj individuale. Nuk fokusohemi vetëm te një lojtar, por te i gjithë grupi, megjithatë duhet të arrijmë rezultate, për të rritur vetëbesimin. Sa u përket ndeshjeve, duhet të kemi mentalitet të njëjtë për përballimin e tyre, por strategji të ndryshme”.

Sëiderski- Ka një lëvizshmëri të lartë dhe ka bërë paraqitje të mira me ekipin e tij. Nga ana tjetër Adam është sulmues i fuqishëm dhe brenda zona mund të rrezikojë si me kokë ashtu dhe me këmbë.

Përballja me Shqipërinë- “Kjo ndeshje vlen gjithçka. Nuk ka sekrete, Reja ka bërë një ekip mjaft të fortë dhe do jetë një ndeshje e vështirë, pasi Shqipëria është ekip kompakt. Ndeshja e parë ishte e balancuar, por ne ishim efikasë në rastet e krijuara. Keni lojtarë kyç në pozicione të caktuara dhe do jetë një ndeshje e forte”.

Formacioni- “Kam dy dyshime, pasi duhet të verifikojmë mirë gjendjen e lojtarëve, ndaj do të vendosim vetëm nesër se kush do të zbresë në fushë”. /oversport.tv