“Trajneri na bën të ëndërrojmë”, Muçi: Shpresoj të mposhtim edhe Poloninë

Pas sfidës me Ishujt Faroe ka folur për mediat autori i golit të tretë për Shqipërinë, Ernest Muçi. Ky i fundit u shpreh shumë i lumtur për golin dhe uron për një fitore ndaj Polonisë në shtator

“Jam shumë i lumtur për këtë rezultat. Ishin tre pikë shumë të rëndësishme për ne. Jam shumë i lumtur që trajneri më aktivizoi dhe që realizova.”

Pas katër ditësh do të rikthehem me klubin tim dhe ata e dinë që mes Polonisë dhe Shqipërisë është lufta për vendin e dytë, por shpresoj t’i mposhtim në shtator.

Ndihem shumë mirë, është një grup me çuna të mirë dhe shumë talenta. Jemi të gjithë me një synim. Trajneri ka sjellë një frymë të ri dhe shumë pasion. Të gjithëve na bën të ëndërrojmë më shumë për t’u futur në Europian. Unë ndihem shumë mirë dhe sa herë të futem do të jap më të mirën për Shqipërinë”, tha ndër të tjera Ernest Muçi. /oversport.tv